Është arrestuar në Kaliforni një shtetas amerikan 30-vjeçar që u përpoq të kalonte kufirin me Meksikën, derisa kishte 52 hardhuca dhe gjarpërinj të fshehur në rrobat e tij, kanë bërë të ditur autoritetet.
Burri po ngiste një kamion kur mbërriti në pikën kufitare San Ysidro me Meksikën më 25 shkurt, dhe u tërhoq për inspektim shtesë, ka thënë në një deklaratë Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së.
“Agjentët gjetën 52 zvarranikë të gjallë të lidhur në çanta të vogla të cilat ishin të fshehura në xhaketën e burrit, xhepat e pantallonave dhe zonën e ijeve", thuhet në deklaratë.
Janë kapur po ashtu nëntë gjarpërinj dhe 43 hardhuca me brirë. Disa nga speciet konsiderohen të rrezikshme, thanë autoritetet.
"Kontrabandistët do të provojnë çdo mënyrë të mundshme për të provuar të marrin produktin e tyre, ose në këtë rast zvarranikët e gjallë, përtej kufirit”, ka thënë Sidney Aki, drejtor i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit i operacioneve në terren në San Diego.
"Në këtë rast, kontrabandisti u përpoq të mashtronte oficerët e CBP-së për t'i sjellë këto kafshë në SHBA, pa u kujdesur për shëndetin dhe sigurinë e tyre”, ka shtuar Aki.

-
Një burrë në Kinë kapet me 100 gjarpërinj të gjallë poshtë pantallonave
-
Ndalohet automjeti që po kontrabandonte 40 keca
-
Frikë dhe mbikëqyrje në kufirin SHBA - Meksikë
-
Burri kapet me breshkën në pantallona gjatë kontrollit në aeroport
-
Me 300 tarantula të fshehura në bark tentoi të ikte, arrestohet në aeroport