Kuriozitet

Bredhi festiv mbahet katër javë

Bredhi natyral apo ai artificial praktikohet të hiqet brenda katër javësh nga koha kur është rregulluar Kjo është koha maksimale. I pari pas kësaj periudhe fillon të thahet dhe mund të shkaktojë probleme me dritat e ndezura. Prandaj, duhet hequr. Teksa ai artificial nuk shkakton ndonjë problem, përpos mund t`ju mbajë ende në atmosferë festive.

Duhet filluar nga fundi. Së pari hiqen shtëpizat, babadimrat apo trenat e vegjël. Pastaj topthat zbukurimet dhe dritat. Krejt në fund hiqet bredhi.

Dritat duhet jenë ndezur teksa hiqen. Kjo mundëson të dallohen llambat e djegura.

Fijet varëse të dëmtuara duhet zëvendësohen më të reja, në mënyrë që të përdoren në vitin pasues.

Bredhi natyral hidhet në bërllok, teksa atij artificial i sheshohen degët dhe pastaj vendoset në një kuti apo qese plastike./lexo.al/