Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

20 qershori ndër vite

20 qershori është dita e 171-të në kalendarin Gregorian.

Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e martë, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.

1631 – Irlandë, fshati irlandez Baltimore sulmohet nga piratët algjerianë, holandezë, dhe turq osmanë.

1652 - Tarhonku Ahmet Pasha emërohet Vezir i madh i Perandorisë Osmane. Lindur në Mat, Shqipëri e veriut, në fillim të shekullit të 17-të (Regents of nations, Peter Truhart, 1985), ai kishte qenë tregtar (tarhonk) përpara se t’i bashkohej administratës osmane.

1782 - Kongresi amerikan miraton Vulën e Madhe të Shteteve të Bashkuara, e cila mbizotërohet nga shqiponja krah-hapur, me një flamur, në njërën kthetër mban një degë ulliri, dhe në tjetrën 13 shigjeta dhe një pankartë ku lexohet “E PLURUBUS UNUM” (nga shumë një, me kuptimin, bashkimi bën fuqinë.

Edhe Kolumne 2 j. më parë Në 250-vjetorin e pavarësisë të rikujtohet se pa Amerikën as Evropa s'do të ishte e lirë

1945 - Sekretari amerikan i Shtetit miraton transferimin në Amerikë të Wernher von Braun dhe ekipit të tij të shkencëtarëve nazistë të raketave.

2003- Fondacioni Wikimedia themelohet në Shën Petersburg, Florida.