Kuriozitet

Supertifozja e Jose Mourinhos

Ka tifozë dhe më pas ka edhe supertifozë.

Viv Bodycote 62-vjeçare është një tifoze e obsesionuar pas trajnerit portugez Jose Mourinho. Ajo ka bërë tatuazhin numër 38-të për Mourinhon në trupin e saj.
Gjyshja nga Hinckley është aq shumë e dhënë me trajnerin e ri të Tottenhamit, sa që ka shpenzuar 2.000 funte në tatuazhe për Mourinhon në vetëm tre vjet.

Dhe një ndihmësmësuese e pensionuar tashmë, thotë se do të bëjë edhe më tepër tatuazhe, në rast se Tottenhami fiton trofe.
“SunSport” i është bashkuar Vivit në studion e tatuazheve “Hink-Me Tattoo” për të parë atë duke bërë tatuazhin e radhës për Mourinhon.
“Unë jam e sigurt se kam shpenzuar disa mijëra funte në tatuazhe për Jose Mourinhon gjatë viteve. Por, definitivisht ia vlen, pasi e dua atë. Dhe do të shpenzoj edhe më tepër. Në fakt, unë jam duke menduar qysh tash se çfarë tatuazhi të radhës mund të bëjë”, ka deklaruar Viv.

Viv ka bërë tatuazhin e parë për Mourinhon në vitin 2017, pasi ai kishte marrë postin e kryetrajnerit të Manchester Unitedit pas shkarkimit nga Chelsea.

Pamja e tij e mirë, sensi i pëlqyer i veshjes dhe qëndrimi i tij ishin ato që e nxitën Vivin të bënte tatuazhe.

“Jose duket mirë, është i mençur dhe e dua atë që ka arritur ai si kryetrajner. Ai absolutisht më shkrinë”, ka deklaruar Viv. “Unë e vë atë në piedestal mbi gjithë trajnerët e tjerë, përfshirë edhe Pep Guardiolan. I vetmi që i afrohet është Mauricio Pochettino. Por, prapë ai nuk është në nivel me Josen. Duke shikuar atë si menaxhon dhe stërvit një skuadër është shumë seksi”.

Pasi që Mourinho ishte shkarkuar nga Manchester Unitedi, Viv ndaloi së përkrahuri “djajtë e kuq”.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

{gallery}