Sasha, quhet macja që ka humbur pesë vjetësh. Pronari i saj është bashkuar më në fund me të, ani pse ishin larg 1900 km.
Macja, me ngjyrë të zezë, u gjet në Santa Fe të Meksikës, derisa ishte zhdukur para pesë vjetësh në Portland, Oregon, njofton BBC.
Macja, realisht e kishte 'mikrochipin' që ia kishte vënë pronari, dhe përmes saj ajo u gjet nga autoritetet.
Viktor Usov, pronari i maces, thotë se i kishte humbur shpresat se do ta gjente, e aq më pak të gjallë.
“E mendova më të keqen, por kur më thirrën dhe më njoftuan, isha kaq i lumtur që ishte gjallë dhe mirë”, tha ai, transmeton Koha.net.
