Kuriozitet

Bishti i rritet në ballë këlyshit të veçantë

Një këlysh me bisht që i rritet në ballë është bërë një yll viral pasi është braktisur dhe lënë në rrugë në “motin e ngrirë”.

Organizata e shpëtimit “Mac’s Mission” gjeti këlyshin, i cili kishte të lënduar edhe këmbën, në rrugë së bashku me një qen tjetër më të vjetër dhe i mori të dy më vete, shkruan mediumi britanik “Mirror”.

Stafi i kësaj organizate e emëroi këtë këlysh tërheqës “Narwal the Little Magical Furry Unicorn” (“Narwal, Njëbrirëshi i Vogël Magjik me Gëzof”) dhe ai shumë shpejtë u bë me shumë fansa pasi janë shpërndarë disa videot e tij në rrjetin social Facebook, transmeton Koha.net.

{gallery}

Kjo qendër për shpëtimin e kafshëve me bazë në Missouri, SHBA, deri tani ka shpëtuar shumë kafshë të cilët ishin të abuzuar, lënduar apo kanë lindur me defekte të cilët do të ngordhnin pa ndihmën e kësaj qendre.

Sipas “Mac’s Mission”, bishti i Narwalit nuk përbën rrezik për shëndetin e tij pasi në incizimet me rreze “X” të bëra, ai nuk është e lidhur me asnjë nerv.

Videot dhe fotot e tij duke luajtur janë bërë virale dhe kanë marrë vëmendjen e shumë adhuruesve të kafshëve.

Narwhal nuk është ende gati për adoptim pasi stafi mjekësor i qendrës deklaron se ai duhet vëzhguar teksa rritet në mënyrë që bishti i tij i dytë të mos bëhet problem në të ardhmen.