Fermeri zviceran kapet duke abuzuar seksualisht me kafshët Foto: Blick

Fermeri zviceran kapet duke abuzuar seksualisht me kafshët

11 November 2019 09:37

Një fermer 30-vjeçar zviceran, me nofkën “Andreas F.” abuzoi seksualisht me kafshët në fermën e prindërve të tij në Thurgau të Zvicrës.

Delet, lopët, viçat, dhitë, derrat, nuk u kursyen nga 30-vjeçari, madje as qeni i tij, shkruan mediumi zviceran, “Blick”.

Gjithçka u zbulua pas një aksidenti të dhimbshëm seksual që “Andreas F.” pati me një dem të madh me peshë rreth 300 kilogramë, shkruan ksp.

Gjykata e Qarkut Weinfelden në kantonin Thurgau dënoi “Andreasin” me tre vjet psikoterapi për të kuruar shtytjen e tij seksuale ndaj kafshëve.

Tani për tani, dihet pak për këtë çrregullim seksual. Arsyeja: shumë pak pacientë me zoofili (të përkthyera si “dashuri për kafshët”) janë të gatshëm të zbulojnë çrregullimin dhe të aplikojnë për trajtim.

“Ata shpesh ndihen të turpëruar ose kanë frikë nga komentet e këqija nga ambienti ku jetojnë”, thotë Sebastian Dittert, psikiatër dhe specialist i psikoterapisë që ka hulumtuar shkencërisht zoofilinë.

“Shpesh janë njerëzit që punojnë për së afërmi me kafshët”, tha më tej ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme