Tashmë e njohin të gjithë këngën e famshme për fëmijë “Baby Shark”, ajo është bërë hit në gjithë botën.
Derisa në Liban janë tensionuar protestat rreth situatës ekonomike dhe taksave, për një moment në qendër të qytetit gjithçka u kthye në humor.
Një nënë, derisa po kalonte atypari me veturën e saj e brenda kishte edhe djalin 15 muajsh, Robinin, u tha protestuesve se fëmija saj është i frikësuar nga zhurma e tyre. Por, askush s’ia ktheu me të keq. Përnjëherë, siç raporton CNN, protestuesit nisën t’ia këndonin këngën e famshme “Baby Shark”, transmeton Koha.net.
“U thash atyre kam një fëmijë në veturë, mos bëni zhurmë dhe për një moment ata nisën të këndonin këngën”, i ka thënë Eliane Jabbour CCN-it.
Ajo ka shtuar se “gjithçka ishte spontane”, dhe se djali i saj u qetësua menjëherë sepse i pëlqen shumë kjo këngë, që tashmë është bërë himn për gjithë fëmijët në botë.
Kjo video është publikuar nëpër rrjetet sociale dhe po bën bujë.