Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Baby Shark” bën historinë në YouTube, e para që arrin 10 miliardë shikime

"Baby Shark", kënga e dashur nga fëmijët, ka arritur një moment historik – 10 miliardë shikime në YouTube.

Jo vetëm se është videoja më e shikuar në platformë, një rekord që e regjistroi në nëntor 2020, por tani është e vetmja video në YouTube që ka arritur 10 miliardë shikime, konfirmoi YouTube për CNN.

Kënga për fëmijë, e krijuar nga kompania e Koresë së Jugut, Pinkfong, dhe performuar nga këngëtari koreano-amerikan Hope Segoine, u publikua më 2016 dhe u bë virale në Azi dhe në Amerikë më 2019. Që nga atëherë, kënga është lëshuar nëpër televizionet e mëdha botërore.

Për të festuar këtë arritje, kompania Pinkfong ka ftuar fëmijët në të gjithë botën që të shpërndajnë “momentet e tyre të vallëzimit Baby Shark” me kompaninë.