Ashtu sikurse ne, njerëzit, edhe kafshët mund të jenë qesharak.
Të gjitha këto fotografi që i shohim në këtë artikull, janë pjesë e garës për foto komike e botës së egër (“Comedy Wildlife Photography Awards”, transmeton Koha.net. Kjo garë mbështetet nga fondacioni për bamirësi “Born Free Foundation”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFituesit do të shpallen muajin e ardhshëm, shkruan “The Mirror”.
{gallery}
Kjo garë, po ashtu, ka një mesazh - “për të rritur vetëdijesimin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit për krijesat e botës”.
“Ishte rezultat i dy faktorëve: Së pari, nevoja për një garë fotografie e cila është gazmore, me humor të mirë, mundësisht modeste dhe kryesisht rreth botës së egër që bën gjëra qesharake. Katër vjet radhazi dhe këto objektiva duket se janë përmbushur. Së dyti, dhe më e rëndësishmja, kjo garë ka të bëjë me mbrojtjen”, janë shprehur organizatorët e kësaj gare.