Një parashutist me flamurin kombëtar të Spanjës goditi një shtyllë gjatë zbritjes në paradën e Ditës Kombëtare të Spanjës.
Me sa duket, ai keqmenaxhoi uljen dhe u përplas në një shtyllë elektrike, pikërisht përpara stendës vrojtuese dhe mbeti i bllokuar përpara qindra të pranishmëve, raporton VOA.
Mbreti Felipe i Spanjës ishte në mesin e pjesëmarrësve.
Kryeministri në detyrë Pedro Sanchez ishte gjithashtu në stendën vrojtuese.
Mbreti Felipe mori pjesë në paradë ndërsa vendi pret vendimin e Gjykatës së Lartë të Spanjës për gjykimin e 12 udhëheqësve të separatistëve katalanas.
Sipas një burimi gjyqësor spanjoll të kontaktuar nga agjencia e lajmeve Reuters, liderët katalanas do të dënohen me një maksimum prej 15 vjet burg për rolin e tyre në referendumin e ndaluar të pavarësisë së Katalonjës në vitin 2017 dhe shpalljen e mëvonshme të pavarësisë jetë-shkurtër.
-
Kryeministri i Spanjës është krenar për Yamalin që shfaqi flamurin e Palestinës
-
Të paktën 30 lënduar nga rrëzimi i teleferikut në veri të Spanjës
-
Sigurimi e lëndoi, ylli i Spanjës mund ta humbë finalen
-
Protestë masive kundër kryeministrit spanjoll
-
Trazira në Spanjë, kundërshtohen kushtet e katalonasve për formim të qeverisë