Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryeministri i Spanjës është krenar për Yamalin që shfaqi flamurin e Palestinës

palestina

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, e kishte bërë Spanjën “krenare” me valëvitjen e flamurit të Palestinës në paradën festive të Barçës. Veprimi i superyllit të futbollit solli akuzat e Izraelit për “nxitje të urrejtjes”.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, e sulmoi yllin spanjoll të enjten, duke thënë se ai zgjodhi të nxisë urrejtje ndaj Izraelit. Ai madje kërkoi që Barcelona të distancohej nga veprimi i Yamalit.

Sanchez, kritik i hapur i Izraelit, i doli në mbrojtje futbollistit.

“Ata që mendojnë se valëvitja e flamurit të një shteti është nxitje e urrejtjes, ose e kanë humbur mendjen ose janë verbuar nga turpi i tyre”, shkroi kryeministri spanjoll në X.

“Lamine shprehu solidaritetin që miliona spanjollë ndiejnë për Palestinën. Edhe një arsye tjetër për të qenë krenarë për të”.

Edhe Yamal kompleton koleksionin në moshën 19-vjeçare Botërori 2026 Yamal kompleton koleksionin në moshën 19-vjeçare

Veprimi i Yamalit solli entuziazëm edhe në Gaza. Është pikturuar një mural mbi rrënoja ku shihet Yamal duke valëvitur flamurin e Palestinës.

Veprimi i tij mori shumë përkrahje nëpër botë.