Izraelitët zbulojnë qytetin e lashtë 5 mijë vjeçar

Izraelitët zbulojnë qytetin e lashtë 5 mijë vjeçar

07 October 2019 11:30

Arkeologët izraelitë pretendojnë se kanë gjetur një qytet të lashtë 5000 vjet të vjetër në veri të vendit.

Autoriteti izraelit i Antikiteteve tha se qyteti antik ishte zbuluar gjatë punës përgatitore për të ndërtuar një autostradë afër Harish, një qytet 50 kilometra në veri të Tel Avivit.

Ata e quajtën sajtin një “qytet kozmopolit dhe i planifikuar” që daton nga epoka e hershme e bronzit.

Qyteti shtrihet 65 hektarë dhe llogaritet të ketë pasur një popullsi prej rreth 6 000 banorësh.

Gjatë punës, arkeologët zbuluan një tempull ceremonial të pazakontë, kockat e kafshëve të djegura, një skulpturë me kokë njerëzore, si dhe fragmente qeramike dhe enë prej guri. Studiuesit thonë se gjetjet japin një pasqyrë të re për të kuptuarin e tyre për periudhën kur popullsia rurale filloi të popullonte zona urbane./News.com.au

Komentet

Shto koment

Të ngjashme