Prona në Beverly Hills, e njohur nga filmi ‘Godfather ’ është përsëri në shitje, kësaj radhe me kosto prej 135 milionë dollarësh.
Shitja e kësaj vile madhështore është provuar disa herë, por ende nuk është realizuar. Ajo u ofrua në vitin 2007 me një kosto 165 milionë dollarë dhe në vitin 2016 kishte çmimin 195 milionë. Askush nuk doli me oferta dhe pronarët tani e ofruan atë me një çmim pak më të ulët dhe 'më të përballueshëm'.
{gallery}
Ky pallat i stilit spanjoll-kolonial është i njohur nga një skenë e paharrueshme nga ‘Godfather ’, në të cilën armiku i Vito Korleone gjen kokën e kalit në shtrat. Prona ishte në një kohë në pronësi të magnatit të mediave William Randolph Hearst dhe më vonë nga aktorja Merion Davis.
Jacqueline dhe John Kennedy kaluan një pjesë të muajit të tyre të mjaltit në këtë vilë.
Prona është e shpërndarë në gjashtë struktura të ndryshme dhe mbulon një sipërfaqe totale pak më pak se pesë mijë metra katrorë, përfshirë pronën Hearst, e cila daton nga viti 1927, dhe një shtëpi me shtatë dhoma gjumi në pjesën e dytë. Ka edhe më shumë se 20 dhoma gjumi dhe suita.
-
Ben Affleck dëshiron ta ulë çmimin e shtëpisë në Beverly Hills, por Lopez s’e lejon
-
Kylie Jenner dhe Travis Scott po shesin një vilë në Beverly Hills, kushton mbi 20 milionë dollarë
-
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck tërheqin nga shitja shtëpinë luksoze
-
Jennifer Lopez në negociata për të blerë pronë pranë asaj që P.Diddy po e shet
-
Ben Affleck blen shtëpi në Los Angeles