Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Lopez në negociata për të blerë pronë pranë asaj që P.Diddy po e shet

Jennifer Lopez negocion për të blerë shtëpi të re

Jennifer Lopez negocion për të blerë shtëpi të re

Këngëtarja me prejardhje latine, Jennifer Lopez, e cila është në proces të divorcit me ish-burrin, aktorin, Ben Affleck, po negocion blerjen e një prone 55 milionëshe në Los Angeles, pranë pronës që, reperi, P.Diddy, me të cilin ishte në lidhje nga viti 1999 deri më 2001, është duke e shitur për 61 milionë dollarë.

Ylli i filmit “Selena” është duke negociuar për ta përfunduar marrëveshjen për pronën prej 30 mijë metrash katrorë, në lagjen "Holmby Hills" të Los Angelesit, ka shkruar TMZ.

Një burim i ka thënë TMZ-së se aktorja është duke u munduar ta zbresë çmimin e shtëpisë, deri në 39 apo 30 milionë dollarë.

Këngëtarja e hitit “Love Don’t Cost A Thing”, ka filmuar një pjesë të filmit “Atlas” në pronën në fjalë, film i cili u dha premierë në platformën Netflix në muajin maj.

Ajo dhe Ben kishin blerë shtëpinë e përbashkët, në Beverlly Hills të Kalifronisë, për 60 milionë dollarë, të cilën e vendosën në shitje më herët gjatë këtij viti, pasi u raportua se patën probleme martesore.

Edhe Jennifer Lopez dhe Ben Affleck tërheqin nga shitja shtëpinë luksoze Showbiz Jennifer Lopez dhe Ben Affleck tërheqin nga shitja shtëpinë luksoze

Lopez dorëzoi kërkesën për divorc nga aktori në datën e përvjetorit të dytë të martesës së tyre. 
Ndërkohë ditë më parë, ish-çifti, janë parë duke darkuar bashkë më fëmijët e tyre në një restorant në Los Angeles.

Një burim nga vendi i ngjarjes ka thënë se Affleck nuk po mund t'i hiqte duart nga Lopez, pasi tërë kohën, ndërmjet tyre, pati puthje e përqafime.