10 gratë e një familje, të gjitha në luftë me kancerin

10 gratë e një familje, të gjitha në luftë me kancerin

18 September 2019 10:20

Familja që mundi kancerin e gjirit. 10 gratë e së njëjtës familje në Britani janë përballur me sëmundjen vdekjeprurëse. Gratë me afri gjaku i përkisnin moshave nga 47 deri në 81 vjeç.

Joyce Waite, 78 vjeç, ishte e para që u diagnostikua me sëmundjen vrasëse në 2002. Kunatat dhe vajzat e saj, vazhduan të përballen me të njëjtin fat.

Pas Joyce e cila u diagnostifikua me këtë sëmundje, ishte motra e saj e dytë Barbara që përjetoi të njëjtën sëmundje dhe më pas anëtarët e tjerë të familjes se Joyce.

Ato kanë treguar se gjithmonë kanë qenë një familje e bashkuar, por lufta kundër kësaj sëmundjeje I ka bërë edhe më të bashkuara.

Të gjitha së bashku janë angazhuar të krijojnë një kalendar, me të gjtiha anëtaret që kanë kaluar këtë sëmundje. Vlera e mbledhur nga shitjet do të shkojë për bamirësi/Shqiptarja.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme