Lëmsh

Laraska agresive vret çiklistin, 1700 raste vetëm më 2019

Laraska agresive vret çiklistin, 1700 raste vetëm më 2019

Një laraskë agresive sulmoi një çiklist në Australi, i cili, duke u përpjekur t’i shmanget, u rrëzua dhe humbi jetën. 76-vjeçari u përpoq t’i shmangej shpendit, por u përplas me një gardh dhe pësoi lëndime të rënda në kafkë, edhe pse kishte veshur kokore.

Kalimtarët u përpoqën ta rikthejnë në jetë sa të vinte ambulanca, por i moshuari nuk i rezistoi dot plagëve edhe pse e çuan në spital me helikopter. Laraska australiane është shumë agresive. Kjo laraskë, në veçanti, ishte parë dhe herë të tjera duke sulmuar njerëz, përcjell Shqip raportimet.