Lëmsh

Mbijetuesja e kancerit noton katër herë Kanalin e La Manshit

Mbijetuesja e kancerit noton katër herë Kanalin e La Manshit

Një grua amerikane u bë personi i parë në botë që notoi Kanalin e La Manshit katër herë, pa u ndalur.

Sarah Thomas, 37 vjeçe, e filloi sfidën në orët e para të së dielës dhe e përfundoi të martën në mëngjes, pas më shumë se 54 orësh.