Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Mes fazanëve dhe sorkadheve në pyllin e Maliqit te Korça

Në pyllin e Maliqit afër Korçës mbarështrohen 100 fazane, duke i dhënë emrin këtij parku.

Çdo ditë turistë të huaj dhe vendas udhëtojnë me kilometra për të vizituar këtë zonë, duke e klasifikuar si një nga zonat më të bukura në Korçë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vladimir Cani është personi i cili kujdeset çdo ditë për fazanët, dhe 2 sorkardhet.

Ai thotë se ky park është i hapur për turistët çdo ditë.

Cani: Turistët janë kënaqur shumë që nga pastërtia e pyllit, puna që është bërë, shtesat e zogjve, kafshëve.

Ky park shërben edhe si vend relaksi për banorët.

"I bëj thirrje biznesit të investojë këtu, se mundësitë e bashkisë mund të jenë të kufizuara, është një perlë."

Pylli i Fazanëve ndodhet 2 kilometra larg qytetit të Maliqit, ndërsa fazanët janë simboli i Monumentit të Natyrës.