Kuriozitet

Presidenti i Kosovës mëson në Japoni një mënyrë tjetër të përgatitjes së çajit

President i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Japoni, shënon kështu edhe 10 vjetorin e lidhjes diplomatike në mes Kosovës dhe Japonisë.

Pas takimeve me zyrtarë të këtij shteti, Presidenti po njihet nga afër edhe me kulturën dhe traditën e këtij vendi.

Thaçi është njoftuar edhe me traditën e përgatitjes së çajit, gjë të cilën e ka praktikuar edhe vetë, duke përgatitur çaj sipas traditës japoneze.

{gallery}

“Kultura e përgatitjes së çajit në Japoni është unike në botë. Një ceremoni të përgatitjes së çajit, sipas traditës, e udhëhoqa edhe vetë, në nderim të mikpritjes dhe shijimit të natyrës”, citon KosovaPressi Thaçin.