Kuriozitet

Festivali tradicional “Kullat njerëzore” në Barcelonë

Ngritja e "kullave njerëzore" apo "kastela" është një pjesë shumë e popullarizuar e festivaleve kulturore në Katalonjë, e cila për herë të parë u shfaq në shekullin e 18-të

Festivali tradicional "Kullat njerëzore" (Els Castellers), siç transmeton AA, u mbajt në zonën Vilafranca del Penedesa të Barcelonës në Spanjë

Në ngritjen e kullave me njerëz përfshihen të gjitha gjeneratat, duke treguar solidaritet dhe shprehje të frymës së bashkëpunimit për të arritur qëllimet e përbashkëta.

Më e mira është kulla më lartë, me kushtin që mbi të, përmes ngjitjes në shpinën e të tjerëve të ngjitet një djalosh dhe të qëndrojë në mënyrë të sigurt në kullën 10-metrash.

Ngritja e "kullave njerëzore" apo "kastela" është një pjesë shumë e popullarizuar e festivaleve kulturore në Katalonjë, e cila për herë të parë u shfaq në shekullin e 18-të.

Njohuritë e nevojshme për ngritjen e kullave tradicionalisht përcillen nga gjenerata në gjeneratë brenda grupit, e cila mund të mësohet vetëm përmes praktikimit.