Kuriozitet

Me tunele dhe ashensor, “qyteti i të vdekurve” hapet në vjeshtë

"Qyteti nëntokësor i të vdekurve" në Jerusalem është gati të hap portat e tij.

Një nga veprat më mbresëlënëse të shekullit XX është afër përfundimit.

Qyteti i të vdekurve do të hapë portat e tij në vjeshtë, me 8,000 varret e para nga 23,000 gjithsej.

Vetëm dy vjet më parë, dhe për gati 25 vjet diskutime mbi idenë, filloi puna, pasi Jerusalemi është përballur me një problem shumë serioz, atë të hapësirës për të vdekurit.

Kërkesa për varrosje në Jerusalem është shumë e lartë. Për ata që nuk e dinë, sipas profecisë hebraike, të vdekurit do të dalin nga varret e tyre pasi të arrijë Mesia, dhe ata më të afërt me Jeruzalemin do të ringjallen.

Ky është një projekt shumë i veçantë dhe mbresëlënës, aq sa mund të përshkruhet si një arritje teknologjike. Tunelet që shtrihen më shumë se një kilometër në gjatësi janë gërmuar me kujdes, duke krijuar 23,000 varre 50 metra nën tokë dhe lidhja me "botën e sipërme" bëhet me ashensorë.

I gjithë projekti kushtoi rreth 65 milion euro dhe u financua nga varrezat më të mëdha të Jerusalemit, Har Hamenotsot dhe një kompani private e quajtur Rolzur.

Megjithatë, qeveria nuk ishte e përfshirë në një projekt që pritet të zgjidhë çështjen hapësinore për të vdekurit e Jerusalemit për të paktën dhjetë vitet e ardhshme/oranews.

{gallery}