Një skulpturë e një dore gjigante, e vendosur në çatinë e një galerie arti në Zelandën e Re, po tmerron banorët.
“E shpifur” dhe “e frikshme” janë përcaktimet kryesore për këtë skulpturë nga personat që kanë fatin e keq ta shikojnë përditë dorën me fytyrë njeriu, transmeton Shqip.
Vepra e artit rreth 5 metra e lartë, e krijuar në vitin 2016 nga Ronnie van Hout, u vu mbi galerinë e artit në Uellington me anë të një helikopteri.