Kuriozitet

“Ai ka këmbët, unë sytë dhe së bashku jemi një ekip ëndrrash”

Melania Knecht dhe Trevor Hahn janë nga Kolorado dhe të përbashkët kanë pasionin për aktivitetet në ajër të pastër.

U takuan rastësisht gjatë një stërvitjeje dhe prej atëherë nuk ndahen, kanë vijuar aventurat duke u ngjitur edhe në male.

{gallery}

Knecht ka 29 vjet dhe është prekur nga një defekt i lindur në shtyllën kurrizore dhe që në lindje ka ecur në karrige me rrota.

Trevor Hahn është 42 vjeç dhe prej 5 vitesh humbi shikimin për shkak të një glaucome. Së bashku kanë nisur ekskursionet në male. Hahn e mban në shpinë Knechtin.

View this post on Instagram

One step at a time... ??? #hikingwithsight

A post shared by Trevor & Melanie (@hiking_with_sight) on

“Ai ka këmbët, unë sytë dhe boom! Së bashku bëjmë një skuadër ëndrrash”, shpjegon 29-vjeçarja.

Të dy kanë një faqe Instagrami ku publikojnë aventurat e tyre dhe aty kanë deklaruar se sfida e radhës do të jetë të ngjisin një mal mbi 4 mijë metra të lartë./oranews