Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Robotë gazmorë për turistët dhe atletët në Lojërat Olimpike e Tokios

“Kawaii” (të këndshëm) për të pritur vizitorët dhe atletët e Lojërave Olimpike të Tokios ose shumë të vlefshëm për të transportuar shtizat dhe disqet, një grup robotësh do të zbukurojnë me praninë e tyre Lojërat e Tokios verën e ardhshme (24 korrik-9 gusht).

Gjiganti japonez në fushën e automjeteve Toyota, sponsor i aktivitetit sportiv, prezantoi para medias disa robotë, megjithëse akoma jo të gjithë gati dhe aq më tepër ende jo gati për të performuar, por që pretendojnë të japin kontributin e tyre në Lojërat më inovative të historisë, në një arkipelag me një reputacion teknologjik të dobësuar këto vitet e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç personazheve të veshur si kafshë, në format të madh dhe që do të shëtisin në pika të ndryshme, do të ketë edhe robotë me veshje të personazheve të filmave të famshëm japoneze si Miraitowa dhe Someity.

“Krijesat e vogla me sy të mëdhenj do të mund të lëvizin krahët në mënyrë të telekomanduar dhe të sillen njësoj si spektatorët dhe sportistët”, sipas Tomohisa Moridaira, një nga drejtuesit e projektit për përfshirjen e robotëve në Tokio-2020 tek kompania Toyota./AFP