Ishin jashtëzakonisht me fat dy turistët britanikë në Australi, të cilët vendosën të luajnë me një oktapod të vogël vdekjeprurës, pickimi i të cilit mund të vrasë deri në 26 vetë në pak minuta, transmeton TCH.
Një nga turistët e hodhi videon me “lojën” e rrezikshme në Facebook dhe shpejt u bë virale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRoss Saunders dhe Johnpaul Lennon u filmuan duke luajtur me oktapodin, duke e lënë atë që t’i prekë. Ata nuk e merrnin parasysh faktin që kjo mund tu sillte vdekjen e dhimbshme. Sipas odditycentral, turistët kishin shkuar për peshkim kur gjetën moluskun.
“Ishte një njohje interesante dy-ditore me peshkimin,” shkroi Saunders në Facebook. “Pashë dy perëndime të mrekullueshme, pashë delfinë dhe kapa një oktapod me tentakula blu, një nga kafshët më të rrezikshme në botë dhe unë as nuk e kuptoj se si ndodhi kjo.”
Ky lloj oktapodi ka helm të mjaftueshëm në tentakulat e tij aq sa për të vrarë dhjetëra njerëz, dhe ekspertët theksojnë se viktimat e saj nuk mund ta kuptojnë pickimin. Pak minuta më vonë, ‘viktimat’, ndjejnë dhimbje, paralizë e plotë dhe vdekja ndodhin.