Roboti piktor hap ekspozitë

Roboti piktor hap ekspozitë

11 June 2019 15:10

Tiranë, 11 qershor – Një robot që mund të pikturojë po bëhet gati që të hapë ekspozitën e parë të tij në Oksford.

Bëhet fjalë për robotin e quajtur Ai-Da, që pikturon falë inteligjencës artificiale dhe algoritmeve.

Veprat e artit që do të ekspozohen përfshijnë vizatime, piktura dhe skulptura që eksplorojnë kufijtë mes inteligjencës artificiale, teknologjisë dhe jetës organike.

“Jemi pionerë të një lëvizjeje të re artistike. Po ju prezantojmë artistin e parë profesionist humanoid që krijon vetë”, – thotë Aidan Meller, krijuesi i Ai-Da dhe pronar i galerisë së artit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme