Lëmsh

Egjipti kërkon Tutankhamonin nga Britania

Egjipti kërkon Tutankhamonin nga Britania
 

Kajro, 11 qershor – Autoritetet e Egjiptit kanë kërkuar nga Britania e Madhe që të kthejë skulpturën e artë të faraonit Tutankhamon, një nga sundimtarët më të njohur të Egjiptit të lashtë, i cili ka sunduar nga viti 1334 deri në vitin 1323 para erës sonë.

Para pak kohësh, mediet egjiptiane dhe britanike paralajmëruan se më 4 korrik në Londër do të organizohet shitja e ankandit të një skulpture të veshur me ar të kreut të faraonit Tutankhamon.