Lëmsh

Vrasja e qindra balenave skuq bregdetin e Ishujve Faroe

Vrasja e qindra balenave skuq bregdetin e Ishujve Faroe
 

Vrasja e qindra balenave është vetëm një ‘pjesë e natyrshme e jetës’ në Ishujt Faroe. Vendasit e kanë skuqur bregdetin me therjen e tyre dhe pamjet shqetësuese vazhdojnë të shokojnë admiruesit e kafshëve anembanë globit, të cilët iu bëjnë thirrje banorëve të Ishujve që t’i japin fund dhunës.

Një zëdhënës i qeverisë tha se kjo ndoshta mund të jetë një ‘pamje dramatike’ për të huajt, por mishi i balenave është një ‘pjesë e çmuar e dietës kombëtare në Ishujt Faroe’.