Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Hoteli kitarë

Në formë të instrumentit të kitarës, është hoteli i parë në botë që është ndërtuar kësisoj dhe do të hapet së shpejti në Floridën e Jugut.

Ky projekt kap vlerën e 1.5 miliard dollarëve, gjë që e bën të konsiderohet si projekti më i madh aktual në Florida.

I emërtuar si Hotel Hard Rock, ai pritet të hapet më 24 tetor, e madje janë dhënë edhe detaje rreth rezervimeve që mund të bëhen, transmeton emisioni “Sot” në KTV.

Online do të jetë mundësia e rezervimit të dhomës duke filluar nga data 24 korrik, ndërsa biletat për aktin muzikor do të jenë në dispozicion së shpejti, detaje këto të cilat i ka zbuluar Jim Allen, pronar i Hard Rock-ut.

Sipas tij, hoteli do të veçohet për shumëllojshmërinë e ushqimeve, pijeve e madje edhe ambienteve të jashtëzakonshme për vizitorët.

Ndërsa, muzika do të jetë elementi kryesor i përfshirë në hotelin-kitarë, me çka edhe do të dallohet nga të gjitha hotelet e zakonshme në botë.

Edhe Hotel në formë kitare Kuriozitet Hotel në formë kitare

Deri tani janë të planifikuara rreth 100 koncerte brenda vitit, të cilat do ta shfrytëzojnë hapësirën unike dhe dizajnin e këtij hoteli, për t’i argëtuar mysafirët me eventet muzikore.

Gjithashtu, deri në përfundimin e plotë të hotelit, thuhet se do të ketë shpenzime tejet të mëdha, për të realizuar gjithçka që i duhet kësaj hapësire.