Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

16-vjeçari plagos vajzën që po e bezdiste në Snapchat

Një 16-vjeçar i ka thënë policisë se ka shtënë në kokën e një 14-vjeçare pasi po bezdisej nga mesazhet që ajo ia dërgonte në Snapchat.

Dy djem janë akuzuar për tentim vrasje të Deserae Turner dhe e kanë lënë për të vdekur në një kanal më 16 shkurt raporton Salt Lake Tribune.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Turner kishte menduar se dy djemtë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, ishin shokët e saj, transmeton Koha.net.

Policia ka njoftuar se njëri prej dy sulmuesve ishte ankuar se ajo i kishte dërguar shumë mesazhe në Snapchat.

Dy djemtë kanë menduar se do ta “hiqnin qafe vajzën duke e vrarë në një vend të fshehtë”.

Ata fillimisht kishin menduar ta prisnin në fyt vajzën 14-vjeçare, por ky skenar, sipas tyre, ishte shumë i zhurmshëm dhe vendosën që ta vrisnin me një plumb në kokë.

Vajza është në gjendje kome derisa plumbin e ka ende në kokë.