Një gjykatë në Pakistan ka dënuar me vdekje një student 22-vjeçar me akuzën e blasfemisë për mesazhet në WhatsApp, shkruan BBC të premten.
Gjykata në provincën Punjab ka thënë se 22-vjeçari kishte shpërndarë fotografi dhe video blasfemuese me qëllim që t’i zemërojë myslimanët.
Në të njëjtën çështje është dënuar me burgim të përjetshëm edhe një 17-vjeçar. Të dy i kanë mohuar akuzat.
Sipas gjykatës, 22-vjeçari u dënua me vdekje për përgatitjen e fotove dhe videove që përmbanin fjalë poshtëruese për Profetin Muhamed dhe gratë e tij.
Avokatët mbrojtës kanë thënë se do ta apelojnë vendimin.
Blasfemia dënohet me vdekje në Pakistan. Disa njerëz janë linçuar edhe para se rastet e tyre të dalin në gjyq.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të arrestuar për sulmin vetëvrasës në Islamabad
-
Sulm vetëvrasës në një xhami në Pakistan, dhjetëra të vrarë
-
19 të vdekur në protestat në Nepal kundër ndalimit të mediave sociale
-
Pakistanezi vret vajzën për shkak se ajo postonte video në TikTok
-
Një turmë myslimanësh e rrahin dhe ia djegin shtëpinë një të krishteri në Pakistan