Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kinë, fshati më i gjelbër në botë pa asnjë banorë

Qindra shtëpi, pamje mbresëlënëse, por asnjë banor. Kështu duket tashmë disa vjet ishulli Shangshen, i cili është pjesë e një arkipelagu ishujsh në bregun lindor të Kinës, pranë Shangait.

Një vendbanim që sot është i pushtuar nga natyra, por që dikur ishte një fshat ku mbi 2 mijë peshkatarë dhe familjet e tyre merreshin me peshkim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata filluan të largoheshin në fillim të viteve 90, dhe filluan të kërkonin vende ku biznesi I tyre do të ishte më pranë porteve. Atje kur njeriu largohet, natyra rikthehet fuqishëm, transmeton Alsat.

Tashmë Shangshen njihet si një ndër fshatrat me më shumë gjelbërim në të gjithë botën, sepse bimët janë bërë banorët e shtëpive nga të cilat janë larguar njerëzit.