Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Babai më i ndjekur në rrjetet sociale falë fotove gazmore me djalin

Një baba sa qesharak aq edhe i dashur ka fituar mijëra ndjekës në rrjetet sociale falë fotove gazmore të modifikuara të djalit të tij duke bërë punët e shtëpisë dhe shumë modele të tjera.

35-vjeçari Andreas Miezans nga Tonsberg, Norvegji, filloi të realizonte këto foto gjatë pushimit që ai kishte marrë pas lindjes së djalit të tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

{gallery}

Duke përdorur aftësitë e tij të mira në fotografi ai realizoi një sërë skenarësh të pabesueshme, duke përfshirë edhe Oscarin e vogël duke prerë barin, pastruar shtëpinë, apo duke e hedhur disa metra në ajër.

“Dy herë në javë unë marrë aparatin dhe përpiqem të nxjerr më të mirën e çfarëdo situate që ndodhemi”, tregon 35-vjeçari norvegjez, i cili shprehet se ka krijuar me djalin e tij një lidhje të jashtëzakonshme./tch