Lëmsh

Botës i mungojnë 23 milionë vajza

Botës i mungojnë 23 milionë vajza

Ndërprerjet vullnetare të shtatzënisë për të favorizuar lindjen e fëmijëve meshkuj, kanë krijuar disbalancë në raportin mes gjinive. Kështu rezulton sipas studimit të fundit mbi gjinitë dhe popullsinë botërore, që ka zgjatur 15 vjet, i publikuar në Procedings of the Natianl Academy of Sciences.

Sipas statistikave, çdo 100 të porsalindura vajza i korrespondojnë 103-107 meshkuj dhe kjo pabarazi jo natyrale ka nisur në vitet 1970, të paktën në 12 vende të botës.