Kuriozitet

Emigranti i deklaruar si 16 vjeçar në Francë për të marrë azil, zbulohet se është 47 vjeçar

Një emigranti i cili ka deklaruar se është 16 vjeçar për të marrë azil si një fëmijë i vetëm në Francë, është zbuluar se është burrë 47 vjeçar.

Ai është dorëzuar vetë në polici në qytetin e Angouleme, rreth 90 kilometra larg Bordeauxit në Francë, gjatë javës së kaluar.

Për të mbështetur pohimet e tij, ai u ka ofruar oficerëve policor një certifikatë të lindjes, ku shkruhej se ai ishte lindur në Guinea në vitin 2002, transmeton koha.net.

Por oficerët kanë kontaktuar autoritetet spanjolle, duke dyshuar se ai fillimisht ka hyrë në Spanjë para se të kalojë në Francë.

Policia spanjolle ka konfirmuar se janë në dijeni për identitetin e tij dhe i kanë dërguar policëve francezë një kopje të pasaportës të cilën ai e kishte përdorur për të aplikuar atje për vizë në 2017-ën.

Pasaporta e tij ka konfirmuar se ai është 47 vjet i vjetër, më shumë se tre dekada më i vjetër sesa ai pohonte.

Policia franceze i ka refuzuar azilin dhe e kanë urdhëruar atë që të largohet dhe të vendoset në një qendër ndalimi në Rennes.

{gallery}