Çfarë e bën një aeroport “më të mirin në botë"? Pajisjet e teknologjisë së lartë? Stafi miqësor? Shërbim i shpejtë i emigracionit?
Sipas Skytrax World Airport Awards, për të qenë një udhëheqës global i udhëtimit, nënkupton përpjekjet e vazhdueshme për t’u përmirësuar, për t’u ripërtërirë dhe për të impresionuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Dhe kështu për vitin 2019 dhe për herë të shtatë me radhë, aeroporti i Singaporit “Changi” është kurorëzuar si më i miri në botë, pikërisht në kohën kur është pritur aq shumë për hapjen e terminalit Jewel Changi, në prill.
“Të jesh i votuar si aeroporti më i mirë në botë për të shtatin vit radhazi, është një arritje me të vërtetë e shkëlqyeshme për aeroportin Changi, dhe ky çmim vazhdon të nënvizojë popullaritetin e aeroportit nga udhëtarët ndërkombëtarë”, tha Edward Plaisted, Drejtor Ekzekutiv i Skytrax, shkruan CNN, transmeton Koha.net.
Aeroporti i Singaporit është votuar nga konsumatorët në një sondazh global të kënaqësisë së klientëve për aeroportet.