Kuriozitet

Udhëton nga Australia drejt Suedisë për të prerë veshin!

Një burrë australian ka udhëtuar drejt Suedisë për të realizuar dëshirën e tij, që ishte prerja e veshit në një formë shumë të çuditshme. Edhe pse duket një trend i kohëve të fundit, mjekët janë të shqetësuar, pasi këto lloj ndërhyrjesh mund të jenë të rrezikshme dhe pacientë mund të humbasin dëgjimin.

Charles Bentley ka publikuar në rrjetet sociale foto se çfarë i ka bërë veshit të tij dhe reagimet nuk kanë qenë aspak të mira. “Kjo është skandaloze. Për çfarë e keni bërë? Kjo mund të dëmtojë aftësitë tuaja të dëgjimit”. Ndërsa një grua shkrojti ,“Unë personalisht nuk do ta bëja, por është interesante dhe qepja është si një vepër arti”.

Chai Maibert, pronar i Calm Body në Stokholm, i cili i realizoi ndërhyrjen ka postuar fotografi të klientit të tij. Por mjeku Maryam Ghaderi, tha për CTVNews. “Pacinti mund të ketë probleme me dëgjimin dhe kjo është shqetësuese”.

Por, Chai iu kundërpërgjigj, duke shkruar në Facebook: Kjo procedurë nuk mundt të shakaktojë probleme me dëgjimin.

Të shumtë kanë qenë dhe ata që kanë bërë apel që të rinjtë të mos marrin këtë shembull, që mund të ndikojë në shëndetin e tyre./tvklan.al