Lëmsh

Nëna i merrte gjak të birit çdo javë për 5 vjet, që të merrte vëmendjen për fëmijën e “sëmurë”

Nëna i merrte gjak të birit çdo javë për 5 vjet, që të merrte vëmendjen për fëmijën e “sëmurë”

Një grua 36 vjeçare daneze është dënuar me katër vjet burg për shkak se merrte gjak nga trupi i fëmijës së saj një herë në javë. Procedurën e ka kryer prej 5 vitesh duke përdorur një kateter gjatë kohës kur djali ishte 1-6 vjeç.

Këtë gjë e bënte që t’iu mbushte mendjen mjekëve se djali kishte mungesë gjaku për shkak të një sëmundjeje të rrallë që prekte palcën e eshtrave. Mjekët nisën dyshimet dhe njoftuan policinë, e cila vendosi një kamera të fshehtë në banesën e saj në Skjern të Danimarkës dhe e kapën duke i marrë gjak të birit.