Adidas zbulon linjën e re të atleteve “Game of Thrones” Foto: Insider

Adidas zbulon linjën e re të atleteve “Game of Thrones”

05 February 2019 23:03

Ndërsa jemi duke pritur arritjen e sezonit të fundit të serisë së famshme “Game of Thrones”, tani kompania e njohur Adidas ka zbuluar linjën e re të atleteve kushtuar kësaj serie.

Image

Linja e re “Game of Thrones x adidas UltraBoost” përbëhet nga 6 lloje të atleteve, ku secila prej tyre përfaqëson nga një shtëpi në këtë seri më të famshme, transmeton Koha.net. Ngjyrat e shtëpisë “Lannister”, “Stark”, “Targaryen”, “Targaryen’s Dragons”, “White Walkers” dhe “Night’s Watch” mbështjellin strukturën e sipërme “Primeknit” të këtij lloj modeli të famshëm të atletëve të Adidasit, shkruan insider.

Detajet dekorative vijnë në formë të shtresave të quajtur “GoT” dhe pjesa e shputës në formë të shtëpive me mure të ndërtuara nga gurët.

Image

Gjithashtu, kjo linjë e re e Adidasit pritet të lansohet diku ka prilli ku në të njëjtin muaj, më saktësisht më 14 prill, do të lansohet edhe sezoni i fundit i serisë “Game of Thrones” së HBO-së.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme