Lëmsh

Oqeanet po ngrohen më shpejt sesa kishin parashikuar shkencëtarët

Oqeanet po ngrohen më shpejt sesa kishin parashikuar shkencëtarët

Oqeanet po ngrohen më shpejt sesa është vlerësuar më parë duke vendosur një rekord të ri të temperaturës në vitin 2018, thotë një raport i botuar të enjten në revistën "Science".

Shkencëtarët kanë paralajmëruar me vite për rritjen e temperaturave globale dhe shkrirjen e akullit. Por, të enjten, ata njoftuan se kjo po ndodh më shpejt se sa parashikohej pasi viti 2018 ishte një vit rekord sa I përket nxehtësisë për oqeanet, raporton Reuters, transmeton REL.