Për çka njihet qyteti i Vushtrrisë në Google

Për çka njihet qyteti i Vushtrrisë në Google

06 janar 2019 21:15

Në edicionin festiv të emisionit “Talk” të KTV-së ishte i ftuar kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, së bashku me zonjën e tij dhe tri vajzat e tij.

Në mesin e shumë gjërave të tjera ata rrëfyen edhe gjërat që e karakterizojnë qytetin e Vushtrrisë dhe se për çka njihet më shumë në Google ky qytet.

Vushtrria në Google njihet si qyteti i kulturës, traditave, zakoneve, monumenteve të veçanta historike, rrugëve me kalldrëm, xhamive dhe shtëpive të vjetra.

Gjithashtu, sipas kryetarit Tahiri, Vushtrria njihet në Google edhe për fasule, përgatitjen e kajmakut, dollmave, tavave të ndryshme, për flija, qebapët dhe suxhukun.

Për më tepër, shikoni videon.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme