Teksa PD-ja ka zhvilluar garën për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, 2 ish-deputetët Jozefina Topalli dhe Arben Imami e kanë kritikuar ashpër Bashën nën drejtimin e partisë opozitare më të madhe në vend.
Por ata nuk ishin të vetëm, ende pa përfunduar procesi i votimit, lista e të tërhequrve nga gara është shtuar edhe me Edit Harxhin, Fabjan Topollain, Gent Minarollin, Igli Carën, Erla Mëhilli, Edvin Kullurit, Valbona Mezini.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNisur nga kjo situatë brenda radhëve të PD-së, kryeministri shqiptar Edi Rama ka postuar një videomontazh në Instagram ku ka ironizuar Lulzim Bashën, transmeton TCH.
Bashkangjitur kësaj videoje, ku persoanzhe të montuara janë kreu i opozitës, Sali Berisha, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Ervin Salianji, etj, ai ka shkruar: E diela sportive.