Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

11-vjeçari ukrainas që udhëtoi 1200 kilometra i vetëm

Një djalë ka mbërritur i sigurt në Sllovaki pasi udhëtoi rreth 1200 kilometra nga Ukraina lindore me jo më shumë se dy çanta të vogla, një pasaportë dhe numrin e telefonit të të afërmve të tij.

Hassani 11-vjeçar, la shtëpinë e tij në Zaporizhzhia sepse nëna e tij nuk mund ta linte nënën e saj të moshuar.

Ajo e hipi në një tren dhe kur më në fund arriti në kufi, i ndihma nga doganierët.

Zyrtarët thanë se ai ishte një hero i vërtetë dhe i kishte fituar të gjithë me buzëqeshjen e tij.

Djali mbërriti në kufi me një qese plastike, një çantë shpine të vogël të kuqe dhe pasaportën e tij. Ai u pranua nga vullnetarët të cilët i dhanë ushqim dhe pije derisa zyrtarët e kufirit ranë në kontakt me të afërmit në kryeqytetin sllovak, Bratisllavë.

Edhe 11-vjeçari kalon i vetëm kufirin Ukrainë – Sllovaki Kuriozitet 11-vjeçari kalon i vetëm kufirin Ukrainë – Sllovaki

Nëna e tij, në një video të postuar nga policia sllovake, falënderoi të gjithë për kujdesin për djalin e saj dhe shpjegoi pse ai kishte udhëtuar në të gjithë vendin kur ishte nën kontrollin e pushtimit rus.

“Pranë qytetit tim është një termocentral që rusët po e bombardojnë. Unë nuk mund ta lija nënën time, ajo nuk mund të lëvizë vetë, kështu që e dërgova djalin tim në Sllovaki”, ka thënë Julia Pisecka.