Kuriozitet

10-vjeçarja e merr titullin heroinë pasi ndihmoi të ëmën të lindte në shtëpi

Një vajzë 10-vjeçare e quajtur Miracle ka marrë lëvdata si heroinë nga zyrtarët qeveritarë në qytetin e saj të lindjes, pasi ajo ndihmoi nënën të lindte motrën e saj në shtëpi me pak këshilla që i dha përmes telefonit ndihma e shpejtë.

Miracle Moore thirri ndihmën e parë pasi nëna e saj filloi lindjen tre javë më herët se që parashihej në shtëpinë e tyre në Missouri. Nuk kishte kohë për ta çuar nënën e saj – Viola Fair – në spital, kështu që personi që mori thirrjen e Miracles i shpjegoi protokollet që nëna e saj duhet të ndiqte për të lindur fëmijën e saj sa më të sigurt që të ishte e mundur, raportoi The Guardian.

Vajza ia transmetoi informacionin nënës së saj në një telefonate 10-minutëshe. Kur mbaroi, Fair dhe Miracle mirëpritën një vajzë të vogël të quajtur Jayla në familjen e tyre.

Vajza është ftuar më pas në një ceremoni për t’ia dorëzuar certifikatën për guximin që tregoi me ndihmën që i dha të ëmës.

Miracle tha se pjesa më e mirë e eksperiencës së saj ishte se ajo ishte personi i parë që e pa Jaylan.