Dhjetë persona të varur nga alkooli kanë vdekur në Indi pasi kanë pirë dezinfektues të duarve i cili kishte përbërës alkoolin, pas mbylljes së dyqaneve që shitet alkooli, ka thënë Policia.
Një numër tjetër i personave të cilët gjithashtu kanë konsumuar dezinfektues janë shtrirë në spital.
Ata që kanë vdekur e kishin përzier produktin me ujë dhe pije të ftohta dhe kishin filluar ta pinë, 10 ditë para se të vdisnin”, ka thënë për BBC-në shefi i Policisë, Siddharth Kaushal, transmeton KOHA.
“Disa njerëz të cilët janë të varur nga alkooli kanë pirë dezinfektues të duarve”, ka thënë ai duke shtuar se disa prej tyre kishin edhe probleme tjera shëndetësore.
“Dyqanet e alkoolit janë mbyllur për shkak të mbylljes nga koronavirusi, por dyqanet ku shiten dezinfektuesit janë të hapura”, ka thënë ai.
-
Shkon në 34 numri i të vdekurve nga konsumi i alkoolit helmues në Indi
-
Alkooli i prishur vret 31 persona në Indi
-
28 të vdekur nga konsumimi i pijeve alkoolike të përziera në Indi
-
7 kamboxhianë vdiqën pasi pinë dezinfektues si alkool
-
Shpërthen zjarr në fabrikën e kimikateve në Indi, vdesin 18 persona