Një stacion radioje që i shërben qytetit të lindjes së ish-presidentit të SHBA-së, Warren G. Harding, në Ohio, thotë se një shpërblim i ofruar nga një prej dëgjuesve të tij po jep shpresë të re për të gjetur qaforen e qenit që nuk gjendet prej kohësh pasi u vodh nga shtëpia e tij historike.
Scott Spears, drejtues i një emisionit, tha se donatori i shpërblimit prej 1000 dollarësh kërkoi të mbetej anonim.
Ai tha se stacioni i ka depozituar paratë në një bankë lokale dhe do të veprojë si ndërmjetës për çdo informacion të ofruar për të zgjidhur misterin.
Qaforja antike ishte e vetmja gjë që i vodhën nga shtëpia e tij një të martë më 2012. Një roje gjeti një shkallë të mbështetur në një dritare të katit të dytë. Kjo nxiti spekulime se hajduti e kishte vizituar shtëpinë më parë dhe dinte se ku të kërkonte qaforen, shkruan AP.
E bërë në vitin 1923, qaforja ka emrin e qenit, "Laddie Boy", të gdhendur në të me germa të ngritura të rrethuara me zemra.
-
Vidhet ora e xhepit 27 mijë dollarësh, e dhuruar nga presidenti amerikan Woodrow Wilson
-
Policia zvicerane shpëton dy qen që u kidnapuan për një shpërblim 1 milion franga
-
Monedha e rrallë amerikane shitet për gjysmë milioni dollarë
-
Qeni në SHBA gjeti bombën e fshehur nën tokë, daton dekada më parë
-
Qeni i Bidenit ka kafshuar të paktën 24 herë agjentët e shërbimit sekret