Të pakënaqur me vendimin e Qeverisë, që mbeten jashtë vendimit për shtesa, gjatë ditës kanë protestuar punëtorët e sigurimit fizik dhe teknik, të cilët kryejnë shërbime në institucionet shëndetësore publike. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se Qeveria nuk ka tjetër alternativë përpos t’i paguajë edhe këta punëtorë me pagesë shtesë
Radikalizim të protestave kanë paralajmëruar punëtorët e sigurimit fizik dhe teknik, të cilët kryejnë shërbime në institucionet shëndetësore publike nëse Qeveria nuk i përfshin edhe ata për pagat shtesë.
Gjatë ditës këta punëtorë kanë protestuar para drejtorive të spitaleve, QMF dhe ambulancave ku kryejnë shërbime si shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në vendimin për shtesat prej 10% të pagës bazë.
Nënkryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së, Enlirat Duraku, deklaroi se puna e tyre është thelbësore.
“Para se të hyjë infermieri apo mjeku në dhomë të pacientit, fillimisht hyjnë këta pa e anashkaluar punën e sigurimit fizik, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm, sidomos në hyrje dhe dalje të klinikave, ku sidomos edhe tani është frekuentimi më i madh me pacientë të infektuar me COVID-19”, ka thënë Duraku.
Punëtorët fizikë i ka mbështetur në kërkesat e tyre Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat. Kryetari i saj, Jusuf Azemi, pohoi se ekzekutivi nuk ka tjetër alternativë, përpos t’i paguajë edhe këta punëtorë me pagesë shtesë.
Edhe
Punëtorët e sigurimit fizik dhe teknik kërkojnë pagesën shtesë prej 10% të pagës bazë
“Kjo qeveri, jo për hir tonin, por për hir të ligjit nuk ka qare pa i paguar këta punëtorë, sepse përndryshe për një kohë shumë të shkurtër do të shohim masat dhe do t’i radikalizojmë. Këto janë disa vendime që Gjykata Themelore e Prishtinës ka nisur procedura dhe sipas fjalëve që ata thonë, kjo është një çështje e kryer, pasi që ne kemi arritur që edhe në Qeverinë e Kosovës ta marrim një dokument, i cili definitivisht thotë se punëtorët mbështetës janë punëtorët e sigurimit dhe punëtorët teknikë, andaj ne jemi komodë, faktikisht na kanë nxjerrë të dalim në këto temperatura të mëdha, por megjithatë ne do ta respektojmë vijën hierarkike, do të protestojmë, do të tërheqim vërejtjen dhe në ditët në vijim do të shohim si po shkon çështja”, ka deklaruar Azemi.
Ai ka “këshilluar” kryeministrin Kurti që në vend se të dalë në Aeroport dhe t’i presë mërgimtarët, është më mirë t’i vizitojë punëtorët e sigurimit fizik dhe teknik.
-
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro
-
Punëtorët teknikë të sektorit privat protestojnë, kërkojnë rritje pagash
-
Protestojnë punëtorët teknikë të sektorit privat, kërkojnë rritje pagash
-
Punëtorët e sektorit privat paralajmërojnë grevë për rritje pagash