Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Hill në Preshevë nuk gjykon qasjen e Vuçiqit në raport me obligimet e dala nga Marrëveshja e Ohrit

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka refuzuar ta gjykojë qasjen e Serbisë në raport me obligimet e dala nga marrëveshja e dakorduar me Kosovën në Ohër.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk do ta zbatojë një pjesë të marrëveshjes që lidhet me procesin e integrimit të Kosovës.

I pyetur për këtë, pas vizitës në Komunën e Preshevës, ambasadori Hill ka thënë se zbatimi i dokumentit do t’u sjellë përfitime të dyja vendeve.

“Ajo që ne pamë të gjithë është se në këto takimet e Ohrit, për të cilat Qeveria e Maqedonisë së Veriut ishte nikoqire, dolën disa rezultate shumë të mira, të cilat do të mund të ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo nuk ka qenë e lehtë, as për z. Kurti, as për z. Vuçiq, por ajo çka mund të them është se një progres goxha i mirë është arritur në këtë takim”, tha Hill.

Hill ka përmendur Asociacionin si një ndër elementet kryesore të marrëveshjes së dakorduar, e po kështu edhe veprimet e Serbisë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Edhe Hill s’pajtohet se ka shkelje të marrëveshjes nga Serbia, thotë se procesi është shumë më i ndërlikuar Arbëri Hill s’pajtohet se ka shkelje të marrëveshjes nga Serbia, thotë se procesi është shumë më i ndërlikuar

Në Preshevë, Hill është takuar ne kryetarin Shqiprim Arifi.

Arifi tha po ashtu se ka njoftuar ambasadorin amerikan lidhur me telashet me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Në këtë kontekst ne duam të kontribuojmë, por me një kërkesë që të drejtat tona në Luginë të Preshevës të respektohen, të garantohen ashtu siç u garantohen të gjitha minoriteteve në rajon dhe te ne jo vetëm që të garantohen dhe respektohen, por edhe të shtohen edhe në atë aspektin e sasisë sepse ne kemi mangu në drejtat tona në jetën tonë”, tha Arifi.

Për adresimin e shqetësimeve që ka dëgjuar nga përfaqësuesit shqiptarë, ambasadori Hill ka kërkuar pak hapësirë kohore.

Edhe Hill: Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton njohje, por normalizim të marrëdhënieve Arbëri Hill: Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton njohje, por normalizim të marrëdhënieve

“Do të kthehem në Beograd dhe më leni të mendoj dhe të shoh se si mund të jem i dobishëm, por mendoj se është shumë e rëndësishme se njerëzit e kanë të qartë në atë çfarë e thonë dhe çfarë kërkojnë", tha Hill.

Një ditë më parë, ambasadori i SHBA-së në Serbi ka qëndruar edhe në Bujanoc, e ku po ashtu është takuar me përfaqësues shqiptarë të Luginës.