Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Serbia ka kapacitete që ta destabilizojë Kosovën e Ballkanin. Teksa ka folur për sulmin e një grupi terrorist serb ndaj Policisë së Kosovës, ai ka thënë se ky rast mund ta zhbëjë progresin që Kosova dhe Serbia kanë arritur përmes dialogut
Sulmi i një grupi terrorist në Banjskë, sipas zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi mund ta zhbëjë progresin që Kosova dhe Serbia kanë arritur përmes dialogut.
Në një konferencë të Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, të mërkurën, ai ka thënë se Serbia ka kapacitete që të destabilizojë Kosovën e Ballkanin.
“Ky lloj agresioni terrorist mund ta zhbëj të gjithë progresin që Kosova e Serbia e kemi bërë në të kaluarën, progres ky i cili është provuar të arrihet përmes dialogut me Serbinë, Ekziston një përshtypje e përgjithshme që raportet mes Kosovës dhe Serbisë pas 11 viteve dialog në Bruksel nuk kanë shkuar drejt përafrimit por kemi një ftohje më të madhe”, ka theksuar Bislimi.
Sipas tij, veprimet e këtij grupi kriminal kanë qenë jashtëzakonisht agresive.
“Këto veprime kriminale Vuçiqi është munduar në vazhdimësi t’i relativizojë, amnistojë pa fije turpi duke mohuar si të pavërteta gjetjet e pretendimeve të organeve tona të sigurisë, njëkohësisht ai ka glorifikuar veprimet e tyre si veprime atdhetare”, është shprehur Bislimi.
Edhe
Bislimi: Agresioni në Banjskë mund të zhbëjë gjithë progresin e bërë përmes dialogut
Edhe drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu tha se Serbia historikisht është eksportuese e dhunës e terrorizmit dhe sipas tij, ajo është fajtorja e vetme për këtë akt.
Më 24 shtator, një grup terroristësh serbë sulmuan Policinë e Kosovës duke vrarë një pjesëtar të saj. Më pas pati konfrontim ku u vranë tre sulmues, për të cilët Serbia mbajti ditë zie.
-
Bislimi thotë se mund të përsëritet sulmi i Banjskës
-
Osmani: Në fund të majit, nga Serbia pati veprime destabilizuese të ngjashme me të 2023-tës
-
Bislimi pas vendimeve të fundit të Serbisë lidhur me Kosovën: BE-ja të reagojë
-
Raporti i Progresit: Kritika Kosovës për tensione në veri, Serbisë që s’i nxori para drejtësisë sulmuesit e Banjskës